Flash

Kjo qeveri po kalbet

Lapsi.al 18 January 2018
Kjo qeveri po kalbet

Nga Astrit Patozi

Nese fotot panoramike të mëngjesit në facebook-un e kryeministrit quhen punë, timonieri i "Rilindjes" po qeveris mirë. Nëse pemët që mbillen live në TV nga lali Eri quhen pyll, Tirana gjithashtu po lulëzon dita-ditës. Nëse legjendat për SPAK, KLP apo "peshq të mëdhenj", që ndodhen vetëm pak centimetra larg rrjetës do të merren seriozisht, drejtësia ideale ka mbërritur tashmë në Shqipëri. Dhe neve nuk na mbetet tjetër, veç të rrojmë e të shohim. Por e vërteta është se ky vend po lundron në depresion, ndërkohë që anija e qeverisë ka mbetur prej muajsh në stere.

Dhe nuk ka rimorkiator që mund ta nxjerrë në breg. Vezirët e sulltanit janë mbytur nga pesha e ministrive të stërmëdha, sepse timonieri vazhdon të mendojë se qeverisja është një lojë fantazie, që edhe mund të vizatohet. Nuk është e sigurt nëse do t'u mjaftojnë 4 vitet për ta ndrequr atë çmenduri gjysëm delirante dhe gjysëm korruptive, që u quajt reformë e ekzekutivit. A thua se kishte ndodhur rotacion i fortë politik, dhe nuk ishte i njëjti kryeministër.

Por, edhe pse ka shkaktuar një ngërç traumatik, "piktura" e fundit e Edi Ramës në trajtë qeverie nuk është e keqja më e madhe.

"Rilindja" po mbytet ngadalë, por në mënyrë të pakthyeshme, kryesisht prej skandaleve të veta. Ndaj mos lusni që të gjeni optimizëm aty, ku ka bërë strehë prej shumë kohësh dëshpërimi.  Mos e kërkoni zgjidhjen tek administrata e hutuar, jo aq nga organigrama salamandër e timonierit, që ka bashkuar peshqit me delet, dhe ka ndarë pemët nga gjethet, sesa nga hija e dosjeve të drogës dhe të korrupsionit, që nuk lënë askënd të ngrohet. Shqipëria nuk po qeveriset, por prej muajsh po zvarritet, sepse mazhoranca thjesht po e administron pushtetin. Kjo qeveri po kalbet, duke u përpjekur të na e hedhë nga zgjedhja nē zgjedhje dhe nga protesta në protestë edhe për shkak të paaftësisë dhe përgjegjësisë sonë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI