Flash

FOTO/ Suedia në alarm, shpërndan fletëpalosje: Bëhuni gati për luftë!

Lapsi.al 18 January 2018
FOTO/ Suedia në alarm, shpërndan fletëpalosje: Bëhuni gati

Suedia hedh një hap të rëndësishëm në atë që quhet “frikë nga Lufta e Tretë Botëror”. E ndodhur në afërsi të Rusisë ajo ka nisur të informojë qytetarët e saj se si duhet të sillen në rast lufte.

Për të gjithë qytetarët është shpërndarë një fletëpalosje e quajtur “Nëse kriza apa lufta fillon” e cila u është dërguar 4.7 milion suedezëve në shtëpi. Aty përshkruhen të dhëna dhe këshilla se si duhet të sillen në rast të një sulmi terrorist apo nga armë bërthamore.

Christina Andersson nga agjencia suedeze e emergjencave tha se kjo iniciativë u morr për të qenë në gatishmëri në rast të një sulmi nga Rusia e cila ka intensifikuar lëvizjet ushtarake në rajon.

Ekspertët besojnë se Rusia ka hartuar vitin e fundit një plan si mund të pushtonte Suedinë. Vladimir Putin thuhet se ka kërkuar që plani të synojë edhe marrjen e ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik si Letonia, Lituania dhe Estonia, si dhe Polonia, Norvegjia dhe Finlanda. Dhjetëra mijëra trupa u grumbulluan pranë kryeqytetit bjellorus të Minskut për një stërvitje në shtator 2017.

Analistët e konsideruan këtë stërvitje një “paradë” për të treguar forcën kundër NATO-s. Gjatë kësajk kohe ka pasur gjithashtu raporte për shkelje të hapësirës ajrore nga avionët rusë në Evropën Balltike dhe Veriore. Ndërsa NATO vijon të shtoojë trupat në veri në mbrojtje të brigjeve të Britanisë ku janë vënë re afrime të nëndetëseve ruse.

Moska thotë se stërvitjet e quajtura "Zapad", për të cilat thuhet se janë një provë për kapjen e Suedisë, ishin thjesht mbrojtëse. Kremlini mohon që ka praktikuar pushtimin e ndonjë grupi të tretë vendesh, por Andersson thotë se "situata aktuale e sigurisë" po i shqetëson suedezët.

Edicioni i parë i një broshure të ngjashme u botua gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Suedia ishte neutrale. E fundit u shpërnda në vitin 1991, në fund të Luftës së Ftohtë. Përveç trajtimit të kërcënimit të pushtimit rus, botimi i vitit 2018 do të përmbajë këshilla për mbijetesën e luftës bërthamore dhe udhëzime për trajtimin e sulmeve kibernetike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI