Flash

Basha flet në Elbasan për lidhjet e Qazim Sejdinit me Suel Çelën dhe Sokol Sanxhaktarin

Lapsi.al 18 January 2018
Basha flet në Elbasan për lidhjet e Qazim Sejdinit me Suel

Në takim me demokratët në Elbasan, Lulzim Basha e quajti Qazim Sejdinin, modelin e Aleancës së Edi Ramës me krimin, që ka fundosur shtetin ligjor në favor të bandave që sulmojnë policinë, siç ishte rasti i pak kohëve më parë në Elbasan.

“Ato pamje shokuese tregojnë në fakt se ku është shteti i Edi Ramës. Shteti i Edi Ramës nuk janë policët brenda këtyre makinave apo jashtë atyre makinave. Shteti i Edi Ramës janë banditët, është Suel Çela, është Sanxhaktari dhe banditët e tjerë që kanë marrë peng qytetin e Elbasanit përmes kryepadrinos, Qazim Sejdinit” tha kreu i opozitës.

Basha u tha demokratëve se aksioni opozitar që nis më 27 janar me protestën nuk bëhet për interes të ngushtë politik, por për t’i dhënë vendit një qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme.

“Ajo që kërkojmë me 27 janar, nuk është për veten tonë, jo, nuk është për të bërë Lulzim Bashën kryeministër. Unë nuk dua të jem një kryeministër i ardhur nga protesta. Unë dua të jem një kryeministër i ardhur nga vota e qytetarëve shqiptarë, bazuar në programin tonë, në zgjidhjet tonë, në vizionin tonë, në vlerat tona”-tha Basha.

I bindur se në 27 janar shqiptarët do të flasin me praninë e tyre kundër Aleancës me krimin, Basha tha se mesazhi i qytetarëve për Edi Ramën do të jetë i qartë.

“Ora e aleancës tënde me krimin ka marrë fund! Ora e pushtetit tënd të paligjshëm ka marrë fund! Mësoje nga Elbasani, me 27 janar do ta mësosh nga Tirana.”- u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI