Flash

Arrestohen 3 persona në Tiranë, piratonin programe televizive

Lapsi.al 18 January 2018
Arrestohen 3 persona në Tiranë, piratonin programe televizive

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme 3 persona, të cilat i akuzon për disa vepra penale. Siç bëhet e ditur në pranga janë vënë Kristo Taka, 45 vjeç, Valer Pinderi, 31 vjeç si dhe Benard Xhuti, 45 vjeç, të tre banues në Tiranë. Blutë e Tiranës sqarojnë se arrestimi i tyre erdhi pas hetimeve me metoda speciale.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industruiale", pasi këta shtetas në mënyrë të kundërligjshme tregtonin aparate "Dream box" dhe  "Smart box", duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 57 aparate Dream box dhe  Smart box, një automjet tip Volkswagen Pasat AA 294 CG dhe 180.000 lekë të vjetra dhe 3 USB.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI