Flash

Video/ Donald Trump 'përplaset' me gazetarin dhe do ta nxjerrë jashtë Zyrës Ovale

Lapsi.al 17 January 2018
Video/ Donald Trump 'përplaset' me gazetarin dhe do ta

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të bëjë lajm me qëndrimet dhe sjelljet e tij. Këtë radhë ai i është drejtuar me fjalën ‘jashtë’ një gazetari të CNN.

Ngjarja ka ndodhur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me reporterin e CNN, Jim Acosta. Mediat e huaja qe transmetojne lajmin bejne me dije se gjithcka ndodhi gjatë një konference për media, ku Trump u përplas me gazetarin.

Ai këmbëngulte në pyetjet që kishin të bënin me deklaratat raciste të Trump ndaj shteteve të varfra.

“A keni thënë që doni që në Amerikë të vijnë njerëz nga Norvegjia? A është kjo e vërtetë?”, pyeste Acosta me këmbëngulje.

Trump reagoi me pergjigje te prere: ‘dua që njerëzit të vijnë në Amerikë nga çdo shtet’.

Megjithatë, gazetari i CNN nuk u ndal dhe e pyeti sërish nëse ai ka dëshirë që në Amerikë të vijnë njerëz me ngjyrë nga vende të ndryshme.

Këtu Trump reagoi dhe e urdhëroi gazetarin të dilte jashtë. I drejtoi gishtin duke i thënë: Jashtë…

Gazetari nuk e ka lënë me kaq, por ka komentuar në Twitter gjithë sa ndodhi.

Të këshilluara

Shembet ura, 12 të vdekur në Kolumbi

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e shëmbjes së një ure në Kolumbi. Autoritetet bëjnë të ditur se janë të paqarta dinamikat e ngjarjes tragjik...

23:19

Putin barazon komunizmin me krishtërimin

Vladimir Putin nuk sheh dallime mes ideologjisë komuniste dhe fesë së krishterë. Presidenti rus foli në një intervistë për një dokumentar të transmetuar nga kan...

20:07

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI