Flash

Trump kryen testin e shëndetit mendor, dalin përgjigjet

Lapsi.al 17 January 2018
Trump kryen testin e shëndetit mendor, dalin përgjigjet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përfunduar me “jashtëzakonisht mirë”, testimin për harresën, i cili ishte kryer javën e kaluar, pas kërkesës së Shtëpisë së Bardhë, për të vërtetuar shëndetin e tij mendor, kanë thënë doktorët e Trumpit.

Doktori Ronny Jackson, i cili ka përcjellur kontrollin e tij fizik gjatë javës së kaluar, ka thënë se Trump ka fituar shumë pikë, në një testim të dizajnuar për të kuptuar shenjat e para të humbjes së kujtesës.

Ndonëse 71-vjeçari Trump, është me mbipeshë, duhet të ketë një regjim në ushqim dhe të ushtrojë më shumë “në përgjithësi shëndeti i presidentit është në gjendje shumë të mirë”, ka thënë Jackon, i cili ka parashikuar se Trump do të vazhdojë të jetë i shëndetshëm gjatë periudhës sa do të jetë në presidencë.

“Është gjenetike. Ai ka gjene jashtëzakonisht të mira dhe kjo është mënyra si Zoti e ka krijuar atë”, u shpreh Jackson.

Presidentët amerikanë nuk kanë kryer zakonisht teste të tilla gjatë kontrolleve mjekësore. Mirëpo Jackson ka thënë se një gjë e tillë është kërkuar nga presidenti Trump, pasi vazhdimisht po përballet me pyetje për gjendjen e tij mendore, shkruan rel.

Të këshilluara

Shembet ura, 12 të vdekur në Kolumbi

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e shëmbjes së një ure në Kolumbi. Autoritetet bëjnë të ditur se janë të paqarta dinamikat e ngjarjes tragjik...

23:19

Putin barazon komunizmin me krishtërimin

Vladimir Putin nuk sheh dallime mes ideologjisë komuniste dhe fesë së krishterë. Presidenti rus foli në një intervistë për një dokumentar të transmetuar nga kan...

20:07

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI