Flash

Tritoli në Shkodër, policia s’ka asnjë të dyshuar për ngjarjen

Lapsi.al 17 January 2018
Tritoli në Shkodër, policia s’ka asnjë të dyshuar

Policia e Shkodrës dhe Prokuroria ende nuk ka të dyshuar për sasinë e eksplozivit që shpërtheu në mes të turmës së njerëzve në Pazar. Disa nga ta morën plagë të lehta, por tetë persona u dëmtuan rëndë nga shpërthimi i afro 800 gramë tritoli.

Eksplozivi ishte vendosur në një motor të vogël, i cili tre minuta para u parkua pranë makinës së Lulzim Kullës. Ky mendohet të ketë qenë shënjestra e atentatit me shpërthim të telekomanduar.

Por policia edhe pas kaq ditësh nuk ka gjetur pronarin e motorit, i cili rezulton i paregjistruar. Hetuesit thonë se s’kanë gjetur asnjë gjurmë, përveç dyshimeve se atentatorët kanë patur për qëllim të vrasin Lulzim Kullën, një person me të kaluar kriminale.

47 vjeçari ndodhet ende në spital në Tiranë në gjendje të rëndë bashkë me dy të tjerë, kurse të plagosurit e tjerë kanë dalë nga rreziku./abcnews.al

Të këshilluara

Dy vetëvrasje ditën e djeshme në vend

Një 47-vjeçar në Peshkopi dhe një 60-vjeçare në Tiranë i dhanë fund jetës ditën e djeshme. 47-vjeçari A.B. u gjet i varur nga familjarët në kasollen e bagëtiv...

16:49

55-vjeçari nga Hasi plagos me çifte të riun

Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Has, ku një 55-vjeçar ka qëlluar me çifte në drejtim të një të riu. Policia e Kukësit bën me dije se Zek Aslla...

15:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI