Flash

Tjetër pengesë për “Shqipen” në Maqedoni, presidenti Ivanov bllokon ligjin për gjuhën

Lapsi.al 17 January 2018
Tjetër pengesë për “Shqipen” në Maqedoni,

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov deklaroi se nuk do t’a dekretojë ligjin e gjuhës Shqipe.

Në një deklaratë për mediat ai tha se në Maqedoni që të bashkëjetojnë të gjithë, nuk duhet të miratohen ligje që shkojnë vetëm në favor të shqiptarëve. Sipas Ivanov, ky ligj është në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Për Gjorge Ivanov, ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.

“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjellur me flamurin evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore” – u shpreh Presidenti maqedonas.

MIRATIMI I GJUHES SHQIPE ME KUVEND

Kuvendi i Maqedonisë miratoi më 11 janar Projektligjin për përdorimin e gjuhëve që përcakton me ligj përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet zyrtare me 69 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim. Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15 nëntor të vitit të kaluar.

Ky ligj, që lejon edhe gjuhën shqipe në shkolla, shkaktoi debat të gjerë në Maqedoni, ku nga forca politike VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, u propagandua si ligj kundër Maqedonisë dhe se federalizon shtetin.

Pro ligjit votuan partitë politike shqiptare dhe LSDM-ja. Ligji përmban 25 nene, dhe parashikon që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike sipas ligjit, gjuhë zyrtare përveç maqedonishtes të jetë edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë, në mënyrë të caktuar me ligj.

Të këshilluara

Dy vetëvrasje ditën e djeshme në vend

Një 47-vjeçar në Peshkopi dhe një 60-vjeçare në Tiranë i dhanë fund jetës ditën e djeshme. 47-vjeçari A.B. u gjet i varur nga familjarët në kasollen e bagëtiv...

16:49

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI