Flash

Moti i keq, rrugët ku ka probleme me qarkullimin

Lapsi.al 17 January 2018
Moti i keq, rrugët ku ka probleme me qarkullimin

Si pasojë e motit të keq me rreshje shiu, në aksin rrugor Xibrakë-Pishkash, në segmente të ndryshme ka pasur rënie gurësh dhe inertesh. Shërbimet e Policisë Rrugore të Elbasanit dhe Librazhdit janë pozicionuar në të gjithë aksin problematik, ku orientojnë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes dhe të rregullojnë shpejtësinë.

Ndërkohë subjektet që mirmbajnë rrugët kanë vijuar punën pa ndërprerje dhe në këto momnete i gjithë aksi rrugor Xibrakë-Pishkash është i kalueshëm në të dyja kahët e lëvizjes.

Drejtoria e Policisë Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore në qarqe, të tregojnë kujdes maksimal, të moderojnë shpejtësinë, mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rrypin e sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat, si dhe mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Nderkohë në zonat malore, policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë asnjëherë pa pasur me vete zinxhirët për akullin dhe dëborën, kur kjo kërkohet nga patrullat e Policisë.

Në rast nevoje telefononi menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129 dhe do të ndihmoheni nga Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Përgjithshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI