Flash

Kurthi që fshihet pas aeroportit të Vlorës

Lapsi.al 17 January 2018
Kurthi që fshihet pas aeroportit të Vlorës

Një status në Facebook i Edi Ramës që lajmëroi fillimin e punës për aeroportin e ri të Vlorës në qershor, s’ka si të mos duket lajm i mirë.

I pari që u shfaq i kënaqur ishte vetë Rama, që edhe mesazhin në rrjetet sociale, e shpërndau bashkë me ikonat e vogla me buzëqeshje dhe gishtin ngritur, duke mos e fshehur gëzimin mëngjesor.

Bashkë me aeroportin e ri, në Vlorë vjen rritja e qarkullimit të parave, hapen vende të reja pune dhe ekonomia lokale pritet të gjallërohet.

Por mbi të gjitha, aeroporti i Vlorës është lajm i mirë sepse bëhet më e afërt dita, kur shqiptarët do të çlirohen nga tarifat e konçensionarit të Rinasit, që i detyron të bëjnë pagesat më të shtrenjta të Europës.

Llogjika e tregut e do që kur avionët me udhëtarë të ngrihen nga Vlora, tarifat e Rinasit të pësojnë ulje, për shkak të konkurencës. Por në Shqipëri tregu është paradoksal. Herë nga kompanitë offshore, herë nga monopolet, pastaj nga konçensionet dhe korrupsioni i politikanëve, projektet e reja ekonomike në vend t’i lehtësojnë, e shtojnë barrën për qytetarët.

Dihet që falë bujarisë së Fatos Nanos, konçensioni i Rinasit i dha kompanisë gjermane ekskluzivitetin për fluturimet tregtare dhe pasagjerët.

Kontrata u përkthye në fitime kolosale për të huajt. Pas liberalizimit të vizave, mania e shqiptaëve për të udhëtuar jashtë ishte normale. Vite më pas, udhëtimet janë shtuar, por tarifat kanë mbetur në vend. Vetëm për vitin 2016 fitimi bruto i kompanisë offshore që ka konçensionin e Rinasit ishte 17 milion euro. U desh të kalonin 12 vjet, që një qeveri të ndryshojë diçka në kontratë.

Me firmën e Edmond Haxhinastos dhe Arben Ahmetajt iu hap drita jeshile aeroportit të Kukësit (sot një projekt i harruar). Në këmbim, konçensioni i Rinasit u zgjat dhe 2 vjet dhe do të marrë fund vetëm në 2027.

Por për çdo aeroport tjetër që hapet, parashikohet që konçensioni të zgjatet përtej vitit 2027. Pra paratë që Konsorciumi Tirana International Airport (dikur Tirana Airport Partners) i humb nga konkurenca, do t’i kompensojë duke zgjatur vitet e konçensionit.

Tabela më poshtë përcakton sa vjet zgjatet konçensioni i Rinasit, në varësi të avionit të parë që ngrihet nga Vlora.

Prandaj një status në Facebook nga Edi Rama nuk mjafton për t’u entuziasmuar, megjithë frustrimin që vjen nga Rinasi. Aq më tepër kur vetë kryeministri ka ngritur gishtin mes rreshtave.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI