Flash

Ishte në kërkim ndërkombëtar, kapet Elbasan 49-vjeçari i dënuar për disa krime

Lapsi.al 17 January 2018
Ishte në kërkim ndërkombëtar, kapet Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 49-vjeçar, pasi drejtësia italiane e ka dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për kryerjen e disa veprave penale. Në pranga ka përfunduar Artur Llupa, i cili ishte në kërkim ndërkombetar dhe rezulton me 3 emra të ndryshëm.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi: Artur Llupa, (alias Luan Tabaku alias Robert Cani) 49 vjeç banues në Elbasan” - thuhet në njoftimin e policisë.

Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë, në Lagjen “5 Maji” Elbasan. Sipas policise, ky shtetas më datë 16.01.2018 ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali ku ishte dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për kryerjen e veprave penale të “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Plagosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI