Flash

Ish agjenti serb në Kosovë: Pas vrasjes së Ivanoviç qëndron Beogradi zyrtar

Lapsi.al 17 January 2018
Ish agjenti serb në Kosovë: Pas vrasjes së Ivanoviç

Bojan Bozhoviç, ish-gazetar dhe për dikur agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka thënë se njerëzit e thjeshtë besojnë që prapa vrasjes së liderit të SDP, Oliver Ivanoviç, qëndron Beogradi zyrtar.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka delaruar se Ivanoviq e pagoi me jetë qëndrimin e tij kundërshtues në raport me politikën e Aleksandar Vuçiqit, vartësve të tij dhe bandave që kontrollojnë pjesën veriore të Kosovës.

“Ishte shumë e çuditshme. Lajm shumë i keq dhe i papritur. Jam i bindur që me këtë rast edhe gazetarët kanë kanë humbur shumë, sepse Oliver Ivanoviq ka bashkëpunuar me të gjithë. Ai gjithmonë është përgjigjur pozitivisht, edhe çkur kam qenë vet gazetar”.

“Nëse kriminelët janë ata që kanë vendosur dhe e kanë vrarë, kjo vrasje do të zgjidhet brenda një jave. Nëse është e përfshirë politika, kjo vrasje nuk do të zgjidhet kjo vrasje”.

“Për momentin kemi dy qëndrime të ndryshme: një të Beogradit dhe një të Prishtinës zyrtare. Por ne njerëzit e thjeshtë besojmë se Beogradi qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviq. Ai para pak kohësh pati dalë me një deklaratë se serbët nuk kanë pse të largohen nga Kosova, por frikësohen nga bandat në veri. Kjo mund t’i ketë kushtuar me jetë atij”.

“Kriminelët në veri i kontrollon Zvonko Veselinoviç, përkatësisht vëllai i tij, Zharko. Edhe bilbilat e dinë këtë gjë. Të dy kanë lidhje me Aleksandar Vuçië. Çdo biznes që ka Veselinoviq, ai e ka së bashku me vëllain e Aleksandar Vuçiç”.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI