Flash

Grabitja e bankës te Hipoteka, flet roja private: Nëse do lëvizja autori më kërcënoi se do më vriste

Lapsi.al 17 January 2018
Grabitja e bankës te Hipoteka, flet roja private: Nëse do lëvizja

Efektivi i policisë private, me iniciale F.F., i cili u arrestua lidhur me grabitjen e një filiali banke të nivelit të dytë në Tiranë dy ditë më parë, ka dëshmuar përpara policisë.

Ai ka thënë se e kishte të pamundur të lëvizte dhe të parandalonte vjedhjen, pasi autori e kishte kërcënuar se do ta vriste.

Madje ai ka thënë se nuk mund të njoftonte as opratorin e qendrës dhe as policinë për vetë shpejtësinë me të cilën ndodhi ngjarja.

“E kisha të pamundur për të vepruar për ta kapur. Autori më kapi në befasi dhe më kërcënoi të mos lëvizja. Nëse do lëvizja më kërcënoi se do më vriste”  -mësohet të ketë thënë polici privat.

Banka e nivelit të dytë, e cila ndodhet brenda ambienteve të Hipotekës, u grabit nën kërcënimin e armës nga një person ende i paidentifikuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI