Flash

Falimenton ARMO, Ahmetaj porosit naftëtarët: Regjistrohuni si të papunë

Lapsi.al 17 January 2018
Falimenton ARMO, Ahmetaj porosit naftëtarët: Regjistrohuni si të

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka njoftuar sot falimentimin e kompanisë IRTC e cila mori me koncension rafinerinë e naftës në Ballsh. Sipas tij naftëtarët duhet të regjistrohen si të papunë dhe të marrin asistencë.

“Është marrë angazhim nga qeveria që zyra e punës në qarkun e Fierit të jenë në ndihmë të punonjësve të dy rafinerive për t’i ndihmuar për aplikimin e statusit të papunësisë në mënyrë që ata punonjës që sot janë papunë të përfitojnë menjëherë në bazë të ligjit pagesën e papunësisë”, tha Ahmetaj.

ARMO i kaloi me koncension kompanisë IRTC në shtator 2016. Administrator i kësaj kompanie ishte Mitat Sulaj, vëllai i Besnik Sulajt, i njohur ndryshe si Beso i ‘Tajvanit’, një prej miqve të afërt të kryeministrit Edi Rama.

Ndonëse ministri Ahmetaj nuk e përmendi me emër kompaninë IRTC, ai tha se  “qeveria është e gatshme për të mbështetur çdo investitor serioz që do të vijë për zhvillimin e biznesit në rafineritë e Ballshit dhe Fierit”. Në fund të muajit dhjetor naftëtarët nisën protestat për rrogat  e prapambetura, ndërsa në janar kërkuan rikthimin në punë. Aktualisht rafineritë janë të mbyllura për një afat të pacaktuar.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

55-vjeçari nga Hasi plagos me çifte të riun

Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Has, ku një 55-vjeçar ka qëlluar me çifte në drejtim të një të riu. Policia e Kukësit bën me dije se Zek Aslla...

15:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI