Flash

Fakti/ Si vjedh Bashkia e Tiranës me gjobat e parkimeve

Lapsi.al 17 January 2018
Fakti/ Si vjedh Bashkia e Tiranës me gjobat e parkimeve

Bashkia e Tiranës bëri një revolucion duke larguar nga rruga "rojet private" që thoshin ose me jep 1 mijë lekë ose të gërvishta makinën. Ajo aplikoi një sistem modern që e gjen në pjesën dërrmuese të qyteteve të mëdha perendimore. Qytetari parkon, dhe nga celulari i tij dërgon në numrin 50500 një sms, ku i shkarkohen 100 lekë të reja për çdo orë parkim në qendër të kryeqytetit. Me mire, më shpejt dhe më pa komplikime nuk bëhet. Përpos çmimit të kripur që ka ngjallur reagime, nuk ka arsye për të mos qenë i kënaqur.

Por, prej disa kohësh sistemi ka problem. Sot Lapsi.al ka provën (shiko faksimilen) se ti mund të marrësh 2 mijë lekë të reja gjobë, pavarësisht se ke tentuar ta paguash tarifën dhe sistemi i bashkisë nuk ka funksionuar. Pas disa ankesave ne e testuam vetë sistemin të hënën ne drekë mes orëve 13:40 deri në 15:22 duke lënë një makinën tonën në rrugën 'Themistokli Gërmjenji', pranë zyrave. Tentuam disa herë të bëjmë pagesën, por pa sukses. Por megjithatë, pra megjithëse faji qe i bashkisë që nuk i funksiononte sistemi dhe megjithëse aty nuk gjendej asnjë punonjës i saj për të mbledhur tarifën manualisht, gjoba procedonte njësoj. Po të shohësh faksimilen tentativa e fundit për pagesë është bërë në ora 15:22 ndërsa siç shikohet nga fleta e gjobës ajo është vënë në ora 15:33.

Me provën e SMS- ve në dorë, (për të kontrolluar që faji nuk ishte as i aparatit tonë celular dhe as i kompanisë telefonike, në të njëjtën kohë dërguam me sukses sms në drejtime të tjera), iu drejtuam policëve bashkiakë që vendosnin gjoba në këtë rrugë. Përgjigjja ishte: “ka shumë ankesa, ndodh shpesh”.

Kur insistuam se si mund të zgjidhet, rruga e ofruar ishte: “duhet të shkosh tek Policia Bashkiake me provat dhe sms në dorë, aty del para një komisioni dhe ata shqyrtojnë rastin. Por nuk ia vlen për 20 mijë lekë të vjetra”.

Kjo pra është historia. Bashkia e Tiranës në fakt ka modernizuar vetëm sistemin e vjeljes së parave. Ndërsa kur bëhet fjalë për t'i kthyer qytetarëve paratë që janë vjedhur padrejtësisht vazhdon i njëjti sistem burokratik i sorrollatjes dhe nxirrjes së jetës. Pra, shkurt vihet në punë i njëjti sistem i vjetër grabitës dhe zhvatës.

P.S:/ Kush ka raste të tilla të na shkruajë poshtë tek komentet ose në Facebook, Lapsi.al duke dërguar bashkëngjitur edhe provat

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI