Flash

Erjon Braçe akuzë të fortë për Dritan Ginën, prokurorin e shkarkuar të Elbasanit

Lapsi.al 17 January 2018
Erjon Braçe akuzë të fortë për Dritan Ginën,

Debatet për Arta Markun nuk u shmangën as në Komisionin e Ekonomisë, ku deputetët i hynë me detaje dosjeve të veçanta dhe shkarkimit të prokurorëve.

Jorida Tabaku tha se socialistët synojnë të mbyllin dosjen e Tahirit dhe se shkarkimet e prokurorëve janë të paligjshme, por kreu i Komisionit, Erjon Braçe i mbrojti shkarkimet e prokurorëve.

Deputeti socialist nuk përmendi emra por qartësisht iu referua Dritan Ginës, prokurorit të shkarkuar të Elbasanit kur tha se “në dijeninë time ai prokuror nxorri policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit i nxorri në vetëmbrojtje”.

Braçe iu referua një nga dosjeve më të nxehta në Elbasan, ajo që prek familjen Çapja. Bëhet fjalë për ngjarjen për të cilën u akuzua Ardjan Çapja, pronari i hotel “Univers” në Elbasan dhe shoku i tij Bledar Muça.

Ngjarja ndodhi në 8 qershor 2016, rreth orës 18:50, kur mjetit tip ”Mazda” në të cilin udhëtonin dy efektivët e policisë të Forcave Operacionale, i është bërë shenjë me drita që të ndalonte. Kur efektivët e policisë u bënë gati të dalin nga makina u qëlluan me plumba pistolete. Fatmirësisht nga shkëmbimi i zjarrit nuk pati të lënduar.

Si autorë të ngjarjes u dyshuan Ardian Çapja dhe Bledar Muça. Të dy u arrestuan nga RENEA në qershor 2016, pasi sulmuan me armë dy efektivë policie, që ishin caktuar me shërbim vëzhgimi pranë lagjes së tyre.

Çapja deklaroi gjatë fazës hetimore se nuk ka qenë në vendngjarje por në shtëpi, dhe për pasojë çështja kundër tij u pushua. Ndërsa Muça pranoi se kishte qëlluar dy efektivët e policisë, por kishte menduar se ishin njerëz që donin ta vrisnin.

Është ky momenti, të cilit i referohet Erjon Braçe, për ndryshimin e akuzës nga “Vrasje me paramendim ndaj dy punonjësve të policisë” të mbetur në tentativë në “Vrasje së kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” e mbetur në tentative dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Hetimet u pushuan nga prokuroria për Ardjan Çapjan dhe vazhduan për Bledar Muçën, për të cilin u kërkuan 2 vite burg.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI