Flash

Analiza/ Të gjithë ata që nuk besojnë tek protesta e Bashës

Lapsi.al 17 January 2018
Analiza/ Të gjithë ata që nuk besojnë tek protesta e

Ndërkohë që Lulzim Basha po bredh anekënd Shqipërisë për të ndezur protestën e shpallur në 27 janar, ai po luftohet jo vetëm nga kundërshtarët e tij socialistë, por nga ata brenda llojit dhe nga zëra të pavarur se ai është i paaftë të ngjallë besim. Frika më e madhe është se ai do ta shfrytëzojë pezmin e demokratëve për të marrë përfitime personale nga një marrëveshje e re me Edi Ramën. 

E para që e hodhi këtë ide ishte ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu në një intervistë në “Studio e hapur”: “Mos bëfsha Kasandrën. Kam frikë se kjo situatë e nisur në janar të 2018-ës ngjan me atë të një viti më parë, ku u ngrit një çadër dhe u bë një pazar. Nuk besoj tek protestat që hyjnë në frigorifer” i tha ajo gazetares Eni Vasili. Në të njëjtën linjë edhe Astrit Patozi tha në një intervistë në TVSH s nuk ka besim te Lulzim Basha: “Unë besoj që protesta vetë të mund të shërbejë si shkëndijë. Për Lulzim Bashën kam një opinion krejt tjetër. Lulzim Basha nuk është në gjendje sot që të ndezë partinë e vet, partinë që drejton dhe sigurisht që ai që ka vështirësi komunikimi apo për të ruajtuar autoritetin e shtëpisë së vet, e ka të vështirë që të jetë i pari i qytetit apo i fshatit”.

Por më çudi shkaktoi një shkrim i Artur Zhejit që kohët e fundit njihet për qëndrimet e tij opozitare dhe anti Rama. Kur Gjykata e Strasburgut e dënon qeverinë Rama me 13 milion euro për prishjen e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, Zheji shkroi: “I gjithë ky transaksion financiar i majmë, bëhet sot në sy të të gjithëve dhe në prag të protestës së Opozitës, duke sjellë sigurisht një trishtim të madh, sepse ndjejnë me dhimbje e deri në kockë aromën e thartuar të biznes-politike shqiptare”. Kjo ide nuk është lënë pa u përmendur edhe nga Jozefina Topalli që në një intervistë për Report TV i mëshoi një pakti okult për ndarje parash: ”Unë mendoj se nëse marrëveshja e 18 majit ishte 14 milion eurot të pallatit të Lulzimit apo për kullat apo ku di unë, besoj se protesta e ardhshme është thirrur si një presion për të ri negociuar 18 majin”.

Por edhe ata që besojnë se protesta duhet zhvilluar e fortë kundër qeverisjes së Ramës, nuk e lënë dot pa përmendur hijen e handikapit Basha mbi të. Kështu gazetari shumë pranë PD, Çim Peka theksoi në një status në Facebook: "27 Janari nuk eshte manifestim në mbështetje të Bashës, është protestë kundër Rames… Kush rri në shtëpi me argumentin se Basha na shet prapë, është i kënaqur me Ramën”. Po në të njëjtën linjë është edhe humoristi anëtar i forumeve drejtuese të PD, Julian Deda. Për sa i përket pjesmarrjes në proteste ai shkruan: “Për karrigen e Lul Bashës, apo të ndonjë politikani tjeter mos e bëj, as une s'dal per këtë, sepse kemi kohë, karrigia e Lulit diskutohet në 2021-shin”.

Pra shihet qartë se edhe ata që kanë qëndrime të ndryshme për protestën bien në emërues të përbashkët për mosbesimin e madh që ka ngjallur Lulzim Basha si lider i opozitës dhe tek frika që ai injekton se mos e shfrytëzon zëmërimin opozitar për të rrëmbyer ndonjë institucion me para si OSSHE, Hipotekat apo Legalizimet. Pyetja është se ç’mund të bëjë lideri zyrtat i opozitës për ta tejkaluar këtë digë të stërmadhe mosbesimi.

Ai është i dënuar të mos hedhë asnjë hap që është më pak radikal se ai i çadrës (lexo komentin poshtë). Ai nuk mund të mjaftohet më me përbetimet që po bën ditët e fundit se nuk do ta shfrytëzojë më protestën për një 18 maj të dytë. Ai duhet të gjejë një mënyrë vetësakrifikuese për të rifituar me sakrificën e tij dhe të njerëzve që e rrethojnë, për të rifituar besimin e publikut. Dhe deri më tani mbi tryezë nuk ka asnjë obsion më të mirë se propozimi i Berishës për të djegur mandatet e deputetëve të opozitës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI