Flash

Vrasja e Ivanoviç, reagon edhe Pandeli Majko

Lapsi.al 16 January 2018
Vrasja e Ivanoviç, reagon edhe Pandeli Majko

Pandeli Majko shprehet se vrasja e politikanit serb sot në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç, favorizon ata që duan që marrëdhënia shqiptaro-serbe të jetë në krizë të thellë, për të mos favorizuar interesat e përbashkëta europiane.

Ministri shqiptar për Diasporën i ka bërë apel shtetit të Kosovës që ta nderojë Ivanoviçin njëlloj sikur ai të ishte shtetasi i tyre.

Postimi i Pandeli Majkos:

Vrasja e Oliver Ivanovicit, një prej zërave të fortë të serbëve të Kosovës është një ngjarje e rëndë. Ajo vjen në favor të atyre të cilët duan që mardhënia shqiptaro - serbe të jetë një krizë favorizuese e intresave joeuropiane.

Vrasja e Ivanovicit është një akt kundër shtetit të Kosovës dhe po aq antishqiptar. Shpresoj, që Kosova të nderoj Ivanovicin si humbjen e një shtetasi të vet. Kjo është përgjigja më e mirë ndaj atyre që presin të kundërtën.

Të këshilluara

Rikthehet stacioni i trenit në Tiranë

Linja hekurudhore e cila do të lidhë terminalin multimedial në afërsi të Kamzës me aeroportin e Rinasit dhe Durrësin, do të shtrihet deri në Bulevardin e ri të ...

16:48

Durrës, 52-vjeçari i jep fund jetës

Një 52-vjeçar është gjetur i vdekur ditën djeshme nga familjarët në Durrës. Siç bëhet e ditur, 52-vjeçari me iniciale Xh.M i ka dhënë fund jetës duke u varur në...

16:45

Oliver Ivanoviç mund të varroset në Beograd

Politikani serb Oliver Ivanoviç i vrarë sot në mëngjes në Mitrovicë me gjasë do të varroset në Beograd, me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij. Lajmin e bën...

15:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI