Flash

Trajneri dhe bashkeshorti i Romelës: Dopingu, "lojë" e ndërkombëtarëve

Lapsi.al 16 January 2018
Trajneri dhe bashkeshorti i Romelës: Dopingu, "lojë" e

Peshëngritësja Romela Begaj rrezikon medaljen e artë që mori në Kampionatin Botëror të mbajtur në SHBA në dhjetor të vitit të kaluar. Ajo ka rezultuar pozitive në testin antidoping.

Trajneri i peshëngritëses, Gazmend Hakcani, njëherësh edhe bashkëshorti i saj thotë se Romela nuk ka përdorur asnjë substancë të ndaluar, dhe se do të zhvillojë edhe testin B.

“Romela është e pastër dhe analizat janë të pastra. Kjo është diçka që bëhem me qëllim nga ndërkombëtarët. Kemi vendosur që të bëhet edhe testi B” – deklaroi Hakcani.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj del pozitive me stanozolol, teksa e njëjta situatë ka ndodhur edhe 4 vite më parë pas Botërorit të Kazakistanit. Në atë kohë ajo u pezullua për 2 vjet. Tani Begaj rrezikon 4 vite pezullim ose përjashtim përjetë nga sporti.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI