Flash

Shqipëria, e 25-a në botë me benzinën më të shtrenjtë

Lapsi.al 16 January 2018
Shqipëria, e 25-a në botë me benzinën më të

Shqipëria renditet në vendin e 25-të për benzinën më të shtrenjtë në botë, sipas portalit globalpetrolprices.com, të dhëna të përditësuara në datën 8 janar 2018. Çmimi për një litër benzinë është 1.61 dollarë, me gati të njëjtën vlerë si Anglia dhe Gjermania, ku një litër kushton përkatësisht, 1.63 dhe 1.67 dollarë. Në vend të parë, sipas publikimit të fundit, është Hong Kongu, ku një litër kushton mbi 2 dollarë.

Çmim të shtrenjtë benzine, sikurse tregohet nga lista, ka Italia dhe Greqia, ku benzina është përkatësisht 1.87 dollarë për litër.

Për sa u përket vendeve të rajonit, nga të dhënat e paraqitura në hartë, çmimi i benzinës në Serbi është 1.45 dollarë, poshtë mesatares së Europës. Çmim të ulët ka edhe Maqedonia, ku një litërm sipas të dhënave të Global Petrol Price është 1.3 euro. Po ashtu edhe Bosnjë dhe Hercegovina me 1.21 dollarë, duke u listuar kështu në vendet europiane me çmimin më të ulët.

Çmimi është më i ulët edhe krahasuar me Malin e Zi, ku e njëjta sasi kushton 1.56 dollarë.

Ndër vendet me çmimin më të ulët janë vendet prodhuese të karburanteve. Në Venezuelë aktualisht një litër benzinë kushton 0.01 dollarë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njëjtat sasi kushton 0.73 dollarë, më pak se gjysma e vlerës në Shqipëri.

Global Petrol Prices publikon të dhëna të besueshme mbi shitjen me pakicë të karburanteve në 150 shtete të botës për çdo javë të vitit. Të dhënat mblidhen nga burime të besueshme si Ministritë e Energjetikës, Transportit apo Tregtisë, mekanizmave për transparencë në çmim, shoqatat e automobilave në vend; shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve; kompanitë ndërkombëtare të karburanteve dhe mediat lokale.

Taksat e larta janë arsyeja kryesore e çmimeve të larta në Shqipëri. Kur blejnë një litër karburant, konsumatorët paguajnë rreth 100 lekë, apo më shumë se 60% e çmimit si taksa (akciza 37 lekë për litër, taksa e qarkullimit 27 lekë për litër, taksa e karbonit 3 lekë për litër dhe TVSH rreth 25-30 lekë për litër).

Aktualisht një litër naftë tregtohet në tregun vendas me 165-177 lekë, në varësi të pikave të karburantit, ndërsa benzina është 1 lekë më e shtrenjtë./Monitor

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI