Flash

Shpërthim me tritol në Bulqizë

Lapsi.al 16 January 2018
Shpërthim me tritol në Bulqizë

Shpërthimet me tritol nuk kanë të ndalur në këto ditë të para të vitit të ri. Mbrëmë raportohet se një automjet në Fushë-Bulqizë është shpërthyer me tritol.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, rreth orës 23:10, në vendin e quajtur "Pishat", dyshohet se i kanë vendosur një sasi të vogël lëndë plasëse automjetit tip “Land Rover”, në pronësi të shtetasit A.Sh., 41 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka persona të dëmtuar por vetëm dëme të vogla materiale të mjetit, në pjesën e parme të tij, sqaron Policia.

Sipas deklarimeve të A.Sh., ky automjet ka qenë i parkuar prej disa ditësh në anë të rrugës, pasi nuk ishte në gjendje të rregullt teknike.

Pritet që ekspertët xhenier të përcaktojnë llojin e lëndës plasëse. Ndërkohë, një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

Të këshilluara

Vrasja e Ivanoviç, reagon edhe Pandeli Majko

Pandeli Majko shprehet se vrasja e politikanit serb sot në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç, favorizon ata që duan që marrëdhënia shqiptaro-serbe të jetë në krizë të ...

18:19

Rikthehet stacioni i trenit në Tiranë

Linja hekurudhore e cila do të lidhë terminalin multimedial në afërsi të Kamzës me aeroportin e Rinasit dhe Durrësin, do të shtrihet deri në Bulevardin e ri të ...

16:48

Durrës, 52-vjeçari i jep fund jetës

Një 52-vjeçar është gjetur i vdekur ditën djeshme nga familjarët në Durrës. Siç bëhet e ditur, 52-vjeçari me iniciale Xh.M i ka dhënë fund jetës duke u varur në...

16:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI