Flash

Rikthehet stacioni i trenit në Tiranë

Lapsi.al 16 January 2018
Rikthehet stacioni i trenit në Tiranë

Linja hekurudhore e cila do të lidhë terminalin multimedial në afërsi të Kamzës me aeroportin e Rinasit dhe Durrësin, do të shtrihet deri në Bulevardin e ri të Tiranës duke rikthyer ish-stacionin e Trenit.

Kjo shtesë në projekt është propozuar pranë deputetëve të komisionit të Ekonomisë nga Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës, raporton tvklan. Linja mendohet të jetë e gjatë 4 kilometra dhe do të shërbejë vetëm për transportin e pasagjerëve dhe jo të mallrave.

Nga ana e saj opozita kërkoi që hekurudha të mos prekë projektin e bulevardit.

Ndërtimi i hekurudhës parashikohet të përfundojë në vitin 2020 dhe do të kushtojë në total 90 milionë euro.

Të këshilluara

Durrës, 52-vjeçari i jep fund jetës

Një 52-vjeçar është gjetur i vdekur ditën djeshme nga familjarët në Durrës. Siç bëhet e ditur, 52-vjeçari me iniciale Xh.M i ka dhënë fund jetës duke u varur në...

16:45

Oliver Ivanoviç mund të varroset në Beograd

Politikani serb Oliver Ivanoviç i vrarë sot në mëngjes në Mitrovicë me gjasë do të varroset në Beograd, me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij. Lajmin e bën...

15:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI