Flash

Patozi tallet me Bashën: Shkon në luftë me himnin e paqes...

Lapsi.al 16 January 2018
Patozi tallet me Bashën: Shkon në luftë me himnin e paqes...

Nga Astrit Patozi

I paskam rënë kot më qafë disa të mërziturve publikë me Lulzim Bashën. Sepse deri më sot mendoja se termi "i vonuar", që ata përdornin për të, ishte pak i rëndë dhe i ekzagjeruar.  Por tani po shoh slloganin e protestës së 27 janarit, i cili qenka frymëzuar nga një këngë e hershme e John Lennon. Atë e paska shpallur Lulzim Basha si një gjetje të veçantë të vetën apo të ndonjë këshilltari jodizastër, pak rëndësi ka.Kënga i përket vitit 1971, por nuk është mosha e saj që e bën të duket kaq të vonuar Lulin.

As fakti që ajo është një lloj himni Krishtlindjesh dhe u bë një copë kohë që e kemi lënë pas atë festë. Ne këtu ishim gjithësesi, edhe populli i mërzitur nga qeveria, edhe viktimat e narkoshtetit, edhe ata që duan të ikin nga Shqipëria, por nuk kanë mundësi, ndërsa Luli vetë ishte në Holandë.

Jo vetëm për Krishtlindje, por edhe për Vitin e Ri. Tamam si në tekstin e këngës së John Lennon, sepse ai i drejtohet të dyja festave.

Por një Zot e di se pse i ka ngelur mendja tek ajo këngë e vjetër, që i kushtohet paqes, në kohën që po përgatitet të shkojë në luftë? Sepse nuk besoj që Lulzim Basha ka ndërmend ta rrëzojë qeverinë e drogës, duke mbajtur në duar degën e ullirit.

Të jetë bërë Gandhi-st vallë Lulzim Basha, apo është thjesht "i vonuar", siç thonë prej kohësh disa figura publike?

Të këshilluara

Vrasja e Ivanoviç, reagon edhe Pandeli Majko

Pandeli Majko shprehet se vrasja e politikanit serb sot në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç, favorizon ata që duan që marrëdhënia shqiptaro-serbe të jetë në krizë të ...

18:19

Rikthehet stacioni i trenit në Tiranë

Linja hekurudhore e cila do të lidhë terminalin multimedial në afërsi të Kamzës me aeroportin e Rinasit dhe Durrësin, do të shtrihet deri në Bulevardin e ri të ...

16:48

Durrës, 52-vjeçari i jep fund jetës

Një 52-vjeçar është gjetur i vdekur ditën djeshme nga familjarët në Durrës. Siç bëhet e ditur, 52-vjeçari me iniciale Xh.M i ka dhënë fund jetës duke u varur në...

16:45

Oliver Ivanoviç mund të varroset në Beograd

Politikani serb Oliver Ivanoviç i vrarë sot në mëngjes në Mitrovicë me gjasë do të varroset në Beograd, me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij. Lajmin e bën...

15:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI