Flash

Lavrov kritika SHBA-së: Politika e tyre e jashtme problematike dhe e paskrupullt

Lapsi.al 16 January 2018
Lavrov kritika SHBA-së: Politika e tyre e jashtme problematike dhe e

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov kritikoi me tone të ashpra Uashingtonin, në konferencën e tij vjetore të shtypit.

Metodat e politikës së jashtme të SHBA Lavrovi i quajti “problematike dhe të paskrupullta”.

Lavrov formuloi kritika të qarta veçanërisht ndaj ultimatumit të Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë ndryshime në marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Sipas Sergei Lavrov, deklaratat më të fundit të Trumpit nuk çojnë në optimizëm ose stabilitet në marrëveshjen e Iranit.

“Ne nuk do të mbështesim, atë që përpiqen të bëjnë SHBA, pikërisht që të ndryshohet formulimi i një marrëveshjeje dhe të futen në të gjëra, të cilat janë krejtësisht të papranueshme për Iranin”, tha Lavrov.

Trump ka kërkuar kërkoi ashpërsimin e kushteve të vendosura ndaj Iranit.

Në këtë kuadër, kryediplomati rus paralajmëroi për pasoja negative që do të kishte te kriza e Koresë së Veriut, një tërheqje nga marrëveshja atomike me Iranin.

Kërcënimet nga Uashingtoni e kanë përkeqësuar në vitin 2017 gjendjen e tensionuar në pjesë të ndryshme të botës, tha Lavrov.

Sipas tij, SHBA nuk e njohin realitetin e një bote multipolare dhe nuk i dëgjojnë pikëpamjet e fuqive të tjera botërore.

“Ne do të përpiqemi edhe më tej t’i bindim SHBA-të, se Irani i plotëson detyrimet e tij”, u shpreh Lavrov. LAPSI.AL

Të këshilluara

Putin barazon komunizmin me krishtërimin

Vladimir Putin nuk sheh dallime mes ideologjisë komuniste dhe fesë së krishterë. Presidenti rus foli në një intervistë për një dokumentar të transmetuar nga kan...

20:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI