Flash

Kthim në vendin e krimit/ Grabitësi shqiptar nuk i ndahet Britanisë

Lapsi.al 16 January 2018
Kthim në vendin e krimit/ Grabitësi shqiptar nuk i ndahet

Rikthimi i një shqiptari në Britaninë e Madhe, pasi ishte kapur dhe dënuar për grabitje dhe më pas ishte deportuar në Shqipëri, ka shkaktuar një valë reagimesh për sigurinë e kufijve në këtë vend. Bëhet fjalë për rastin e Dorian Pukës, shqiptarit që u kap me disa ora të shtrenjta të grabitura dhe me një portofol të vjedhur nga policia britanike.

Por gjatë verifikimit doli që ky nuk ishte rasti i parë që Puka kapej duke grabitur. Në vitin 2016, Puka ishte dënuar me 9 muaj burg sërish për grabitje. Pasi vuajti dënimin, ishte riatdhesuar në Shqipëri.

Rikthimi i tij në Britani ka shqetësuar deputetët anglezë që e shohin këtë si provë se kufijtë e Britanisë së Madhe janë të hapur për kriminelët e huaj.

Arrestimi i dytë i Dorian Pukës ndodhi në 16 Nëntor, pasi kishte vjedhur disa ora të shtrenjta herët në mëngjes shkruajnë mediat britanike.

 

Dënimi i dytë ishte më i ashpër dhe Puka do të vuajë tre vite burg për grabitjet. "Lajmi i mirë është që u kap dhe u fut në burg, lajmi i keq është se ne nuk kemi asnjë marrëveshje për të hapur kufijtë me Shqipërinë dhe çështja është se ata hyjnë e dalin në Britani, pas asnjëfarë kontrolli" është shprehur deputeti David Davies.

"Ajo që duhet të bëjmë është të gjejmë si ia doli ky njeri të kthehet në Britaninë e Madhe dhe të forcojmë ligjet" thotë deputeti.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI