Flash

"Je ortak i oligarkëve" Topalli i kujton Bashës sfidën që i bëri Rama në parlament

Lapsi.al 16 January 2018
"Je ortak i oligarkëve" Topalli i kujton Bashës sfidën

Për të provuar akuzat që lëshon ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli solli në kujtesë një sfidë që Edi Rama i bëri Bashës në parlament.

Në një nga seancat e vitit të kaluar, Rama përmendi disa prej emrave më të fuqishëm në vend për të rrëzuar teorinë e Bashës se investimet në Tiranë janë investime të parave të drogës. Sipas Topallit, Basha uli kokën në parlament sepse ai është thjesht një bedel i qeverisë.

“Gjatë kësaj periudhe kemi parë të gjithë që Basha është bërë bedel i qeverisë dhe ortak i oligarkëve. Mjafton të kujtojmë pjesë nga seancat parlamentare të muajve të kaluar kur kryeministri i kërkon Bashës të flasë për emrat e oligarkëve dhe i përmend me emër dhe ky ul kokën dhe nuk guxon të thotë një fjalë.

Në këto kushte kur opozita kontrollohet nga qeveria për shkak të korruptimit dhe arsyeve te tjera të lidershipit te saj i bie që vendi ynë është në buzë të greminës se kështu bie demokracia dhe nuk ekziston më asnjë garanci për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv.

Partia Demokratike përgatitet për një protestë në 27 Janar që merr shkas nga emërimi i Arta Markut dhe kapja e drejtësisë nga Rama.

Të këshilluara

Oliver Ivanoviç mund të varroset në Beograd

Politikani serb Oliver Ivanoviç i vrarë sot në mëngjes në Mitrovicë me gjasë do të varroset në Beograd, me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij. Lajmin e bën...

15:01

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI