Flash

Ekspertiza/ Ivanoviç u vra me armë “Made in Serbia”

Lapsi.al 16 January 2018
Ekspertiza/ Ivanoviç u vra me armë “Made in Serbia”

Autopsia ka konkluduar se Oliver Ivanoviç, i ekzekutuar pranë zyrave të partisë që drejtonte “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, është qëlluar me 6 plumba. Sipas ekspertizës që i është bërë plumbave të gjetur në trupin e viktimës, rezulton se ato i përkasin një arme tip revolver “Zastava M70A”, prodhim serb, e njohur si “nëntëshe e gjatë”.

Autopsia, me këmbënguljen e familjarëve të Ivanoviç, është kryer në qendrën spitalore të Mitrovicës, ndërsa procesi është udhëhequr nga mjekët e Institutit Ligjor të Kosovës, ku kanë marrë pjesë edhe mjekët serbë.

“Ka gjashtë shenja, katër plumba kanë dalë nga trupi, dy plumba kanë mbetur në trup. Plumbat kanë prekur pjesën e kraharorit dhe të gjoksit”, - ka bërë të ditur për mediat serbe Milan Ivanoviç, drejtor i Qendrës Klinike dhe Spitalore në Mitrovicë.

Sipas tij, autopsia zgjati rreth katër orë dhe viktima ishte plagosur në organet vitale, aorta e sipërme, vena dhe mëlçi. Ivanoviç është vrarë para selisë së partisë së tij në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës. E vetmja provë është një veturë e djegur e tipit “Opel Astra”, e cila është gjetur pas vrasjes në një lagje në veri të Kosovës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI