Flash

Arrestohet polici i rrugores në Tiranë, i mori lekë shoferit

Lapsi.al 16 January 2018
Arrestohet polici i rrugores në Tiranë, i mori lekë shoferit

Strukturat e Drejtorisë së SHÇBA-së Tiranë arrestuan efektivin e Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor në kryeqytet Arjan Meça, me detyrë trup shërbimi në Sektorin Inter-urban.

Ky punonjës policie u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korupsion pasiv, nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, pasi mori një sasi lekësh nga një drejtues mjeti.

Materialet proceduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

SHÇBA fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast paligjshmërie të konstatuar apo korrupsioni, ku janë të implikuar punonjës të Policisë, në numrin falas 0800 90 90 ose të shkruajnë në adresën [email protected].

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI