Flash

Zbulohen 138 kg kanabis në Tepelenë, një i arrestuar (FOTO)

Lapsi.al 15 January 2018
Zbulohen 138 kg kanabis në Tepelenë, një i arrestuar (FOTO)

Policia ka sekuestruar 138 kg kanabis në fshatin Nivicë të Tepelenës, si dhe ka arrestuar një 62-vjecar. Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë policore se në banesën e shtetasit Demo Zana, në fshatin Nivicë, Tepelenë kishte lëndë narkotike, specialistët e Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Tepelenë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në këtë ambjent. Si rezultat i kontrollit në banesë u gjetën 138 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi Demo Zana, 62 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI