Flash

VIDEO/ Arta Marku gazetarëve: I kujt është faji për tensionin e krijuar? I imi?

Lapsi.al 15 January 2018
VIDEO/ Arta Marku gazetarëve: I kujt është faji për

Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme e nisi javën me një takim prezantues me gazetarët, pas akuzave të shumta, komenteve dhe lajmeve që kanë shoqëruar lëvizjet në prokurori. Marku nuk ka folur shumë në takim, por edhe nuk i ka shpëtuar një prononcimi të shkurtër për mediat.

“Ju uroj mirëseardhje, takimi është sa për t’u prezantuar ballë për ballë. nuk është konferencë për shtyp. Përgjigjeve tua do t’ju jap përgjigje një moment tjetër. Jo se nuk kam përgjigje, por jemi pak shpejt. Se sa e paanshme do jem, do duket nga puna ime, kështu që nuk është momenti që të flasim tani për këtë, thjesht për t’u prezantuar sot" ka thënë Marku që gjithsesi nuk i ka shpëtuatr një komenti për tensionin e krijuar jo vetëm në prokurori, por edhe në politikë.

"I kujt është faji për këtë tension që është krijuar? I imi?” dëgjohet të thotë në video, kryeprokurorja e zgjedhur me votat e Partisë Socialiste para gazetarëve.

Video e shpërndarë nga zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme është dhe dalja e parë në publik e Arta Markut.

https://www.youtube.com/watch?v=rjoFXq2PEng&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI