Flash

Vëzhgim/ Pse Rama po tallet me Armando Dukën?

Lapsi.al 15 January 2018
Vëzhgim/ Pse Rama po tallet me Armando Dukën?

Në rrethet e futbollit Edi Rama po sillet si në botën e çudirave. I shfaqur sor përkrah Armando Dukës që do të konkurojë në 7 shkurt për postin e kreut të FSHF- përballë Bashkim Finos, kryeministri ka mohuar çdo implikim në garën për presidentin e futbollit. Duke marrë pjesë në inagurimin e punimeve të selisë së re të federatës Rama iu përgjigj gjysëm me ironi dhe gjysëm me indiferencë gazetarëve që e pyetën për këtë çështje: "Ju lutem mos më ngatërroni mua me zgjedhjen e presidentit".

Pra mesazhi që ai dha mes njerëzve të futbollit është se ai nuk do të ndikojë në këtë garë. Pak a shumë të njëtin sinjal ai i ka dërguar edhe Armando Dukës me anë të miqve të përbashkët biznesmenë: "Unë jam neutral në këtë sfidë dhe nuk kam ndërmend të ndërhyj".

[caption id="attachment_266580" align="alignnone" width="300"] Kryeministri, Edi Rama dhe Presidenti i FSHF, Armand Duka, gjate nje ceremonie ku eshte inaguruar nisja e punimeve per zyrat e reja te FSHF, qe do te ngrihen ne zonen e ish kompleksit "Dinamo".[/caption]

Por ndryshe nga sa kryeministri flet me gojë, mesazhet në terren janë të tjera. Rivali i tij jo vetëm është një eksponent i lartë i PS-së, ai jo vetëm ka qenë kryeministër i kësaj partie, por ai edhe po mështetet nga strukturat socialiste për konkurimin e 7 shkurtit. Kandidatura e Bashkim Finos, u mbështet nga Bashkia socialiste e Lushnjes, për të po bën fushatë hapur edhe publikisht një tjetrë deputet i PS, Erion Braçe. Dhe sikur kjo mos majftonte janë të gjitha sinjalet se njerëzit në teren do të shfrytëzojnë fjalën dhe imazhin e Ramës për të kërkuar votën e 66 anëtarëve të asamblesë së futbollit (shumica e të cilëve për më tepër vijnë në atë asamble si pasojë e bashkive që i përkasin PS-së).

Por nëse Rama e merr vesh se fushata po bëhet me siglën e PS, se për të kthyer votën e asambleistëve do përdoret emri i tij, a ka kuptim neutraliteti dhe mosndërhyrja e tij?

Eshtë kjo dilemë që i shnëdrron në nul premtimet për asnjëanësi. Më shumë sesa një angazhim i thënë sot përkrah Dukës premtimi për "mos ngatërrim me zgjedhjen e presidentit" është thjeshtë një tallje që nuk e beson askush.

Madje as vetë Armando Duka që i është premtuar kjo gjë. Pavarësisht se ai ka rrefuzuar ta implikojë Ramën për arsye pragmatike (votash) duke thënë se kandidatura e Finos sponsorizohet nga një grup miqsh, ai është i vetëdijshëm se këtë herë nuk po garon me "Partizanin" por me Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

Kulisat/ Pse e shiti Rama, Armando Dukën?

Përditë e më shumë po forcohen dyshimet se prapa një skenari për t’i dhënë fund mbretërimit 16 vjeçar të Armando Dukës në krye të FSHF-së, qëndron as më pak e a...

11:57

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI