Flash

Vdekja e 7-vjeçares në Durrës, reagon Ministria Shëndetësisë: Mos neglizhoni shenjat e gripit

Lapsi.al 15 January 2018
Vdekja e 7-vjeçares në Durrës, reagon Ministria

Pas vdekjes së 7-vjeçares në Durrës, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. Në një deklaratë për mediat, ministria deklaron se nuk duhet të neglizhohen shenjat e gripit nga askush.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh dhimbjen për fatkeqësinë e ndodhur në spitalin e Durrësit, ku një 7 vjeçare humbi jetën pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spital. Ekipi i mjekëve me përkushtim e profesionalizëm bënë maksimumin për ta mbajtur fëmijën në jetë, ndërsa ekspertët po analizojnë nëse shkaku i vdekjes lidhet apo jo me gripin stinor. Lidhur me situatën e gripit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndëmarrë Planin e masave për përballimin e qarkullimit të gripit në vend. Në të njëjtën kohë i bëjmë apel qytetarëve të mos neglizhojnë shenjat e gripit por të konsultohen me mjekun e familjes për të parandaluar komplikacionet” - shkruan në njoftimin zyrat Ministria.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI