Flash

Ruçi i refuzon nismën për ndryshimin e Kushtetutes, opozita braktis sallën e Kuvendit

Lapsi.al 15 January 2018
Ruçi i refuzon nismën për ndryshimin e Kushtetutes, opozita

Opozita ka braktisur sallën e Kuvendit. Shkak është bërë refuzimi i Gramoz Ruçit për të futur në kalendarin e punimeve të nismës së 55 deputetëve për të ndryshuar Kushtetutën në pjesën e ligjit për Prokurorinë. Këtë çështje e shtroi kreu i grupit të PD-së, Edmond Spaho si dhe kryetari Lulzim Basha. Por ajo u refuzua nga mazhoranca me pretendimin se ishte paraqitur me vonesë. Pas këtij momenti deputetët e opozitës kanë dalë në salla. Pak minuta më vonë, kryetari Gramoz Ruçi e ka mbyllur seancën.

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI