Flash

Rama kunj për Metën: Raporte normale, përveç kur shkruan letra

Lapsi.al 15 January 2018
Rama kunj për Metën: Raporte normale, përveç kur shkruan

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa thumbuar Presidentin e vendit Ilir Meta gjatë intervistës dhënë për gazetaren Ilva Tare në Ora News.

I pyetur për propozimin e mbetur pezull për kreun e SHISH, Rama tha se nuk do të tërhiqet nga emri i Helidon Bendos që sot drejton këtë institucion edhe pa firmën e presidentit të vendit.

“Drejtori i Shërbimit është drejtori i Shërbimit në detyrë. Duhet të marrë miratimin e Presidentit dhe nuk do të ketë propozim tjetër nga unë. Presidenti ka kërkuar kohë dhe ai të marrë kohë sa të dojë. Unë e kam propozuar si drejtor të Shërbimit Informativ” – tha Rama.

I pyetur për situatën e kriminalitetit, Rama ka përdorur sërish batutën e preferuar të ish-kreut të LSI-së.

“Nuk ka kriminalitet të lartë në vend. Me qetësi dhe dashuri!”.

Tare i kujtoi se kjo batutë i takon Metës, por sipas Ramës tashmë ai e “ka harruar këtë frazë”.

Sa i takon marrëdhënieve mes tij dhe presidentit të vendit, Rama tha se “me të ka raporte normale, përveçse kur ai ulet të shkruajë letra” duke iu referuar letrës që Meta i dërgoi presidentit Trump pas votës së Shqipërisë në OKB.

Rama ka qenë i drejtpërdrejtë për LSI-në gjatë kohës që drejtohej nga Meta.

“LSI-ja kësaj radhe haptazi dhe jo duke hedhur gurin me qetësi dhe fshehur dorën “me dashuri”. Kur e ka bërë këtë? E ka bërë gjatë gjithë kohës. Që nga fillimi që ne kemi nisur procesin e Reformës në Drejtësi. “Ka hedhur gurin” me qetësi dhe ka “fshehur dorën” me dashuri në raport me Reformën në Drejtësi. Ka qenë vazhdimisht një qenie e dyzuar, tjetër në publik, tjetër në tavolinë – tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI