Flash

Putin barazon komunizmin me krishtërimin

Lapsi.al 15 January 2018
Putin barazon komunizmin me krishtërimin

Vladimir Putin nuk sheh dallime mes ideologjisë komuniste dhe fesë së krishterë. Presidenti rus foli në një intervistë për një dokumentar të transmetuar nga kanali televiziv rus Rusia 1, për manastirin shekullor të Valamit, simbol i ortodoksisë ruse e finlandeze, i shkatërruar gjatë periudhës së komunizmit.

“Ideologjia komuniste është shumë e ngjashme me Krishterimin. Liria, barazia, vëllazëria, drejtësia… gjithçka që shkruhet në Shkrimet e Shenjta është edhe aty. Kodi moral për ndërtimin e komunizmit? Kjo është më e bukura! Është një fragment primitiv nga Bibla. Nuk ka asgjë të re të shpikur”.

Leninin e konsideron të barazvlefshëm me shenjtorët e fesë së krishterë.

Vladimir Putin, president i Rusisë: “Lenini u vendos në një mauzole. Çfarë ndryshimi ka kjo traditë nga reliket e shenjtorëve të krishterë? Nëse nuk e besoni, shkoni në malin Atos dhe hidhini një vështrim relikeve të shenjtorëve atje dhe krahasojini me ato që kemi këtu”.

Putin i referohet balsamosjes së kufomës së ish-udhëheqësit sovjetik Vladimir Iliç Lenin, i cili pas vdekjes në 1924-ën u vendos në mauzole në Moskë. Kulti i tij u bë pjesë e ideologjisë sovjetike.

Duke qenë se traditat janë të thuajse të njëjta, Putin le të kuptohet se kjo ka qenë edhe arsyeja pse komunizmi zëvendësoi shumë shpejt krishterimin në shoqërinë ruse. Shefi i Kremlinit tha se besimi e ka shoqëruar popullin rus në çdo kohë, duke e bërë më të fortë. /klan

Të këshilluara

Në Rusi kush voton fiton … një iPhone

Rusët që do të shkojnë të votojnë në muajin mars në zgjedhjet e përgjithshme do të kenë mundësinë të fitojnë një i-Phone ose një i-Pad. Mediat vendase i refer...

19:54

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI