Flash

Paralajmërimi i fortë i Arta Markut: Do të ketë shumë ndryshime dhe do shihni surpriza

Lapsi.al 15 January 2018
Paralajmërimi i fortë i Arta Markut: Do të

Kryeprokurorja me mandat të përkohshëm Arta Marku ka zhvilluar takimin e parë me gazetarë pas marrjes së detyrës. Përpara përfaqësuesve të medias, Marku është shprehur se prioritet i saj do jetë zbatimi i ligjit, ndërsa ka paralajmëruar surpriza në organin e akuzës pas furtunës së pak ditëve më parë.

"Do të ketë shumë ndryshime dhe do shihni surpriza. Nuk do jenë vetëm ato lëvizje që janë bërë deri tani. Nëse do jem neutrale dhe e pavaruar politikisht këto do t'i tregojë puna ime dhe rezultatet. Tensioni më të larguarit s'është krijuar prej meje por prej ligjit. Ata që janë larguar e dinë arsyen dhe po ashtu dhe ata që kanë ardhur në detyrat e reja e dinë arsyen". – tha Marku.

E pyetur nëse zgjidhet me mandat të plotë si Kryeprokurore, për 7 vite, Marku është përgjigjur se nuk do thoshte jo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI