Flash

I ftohti/ Çfarë ndodh me trupin tonë dhe si të mbrohemi nga viruset e dimrit

Lapsi.al 15 January 2018
I ftohti/ Çfarë ndodh me trupin tonë dhe si të mbrohemi

Ulja e temperaturave riaktivizon sëmundjet e mushkrive, të cilat në jo pak raste mund të kthehen në një rrezik serioz për shëndetin. Veçanërisht personat që vuajnë nga sëmundje kronike, por edhe fëmijët e të moshuarit, janë ata më të predispozuarit për t'u prekur prej tyre.

Për mjekët pneumologë, i ftohti jo domosdoshmërisht do të thotë prekje nga gripi e këto sëmundje, por pse atëherë ndodh që pikërisht dhjetori, janari e shkurti njihen si muajt e epidemive të shkaktuara nga i ftohti? Mjekët pneumologë pranë spitalit Amerikan, sqarojnë se ka disa faktorë që ndikojnë dhe që duhet të na bëjnë të jemi më vigjilentë e të mos neglizhojmë.

“Faktori i parë ka të bëjë me imunitetin e organizmit. Me uljen e temperaturave edhe organizmi ka aftësinë të uli temperturën e vet dhe në lojë futen ato faktorë termo- rregullues që ndikojnë për të ruajtur temperaturën normale të trupit, 37 gradë. Nëse ne nuk do ta ndihmojmë organizmin që ky lloj imuniteti të rrijë stabël, sulmi i viruseve do të jetë më i lartë”.

Këshillat e parandalimit për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga infeksionet respiratore të dimrit janë të njohura. Por ato nuk zbatohen domosdoshmërisht. Njerëzit, edhe nëse janë të vaksinuar kundër gripit, duhet të vazhdojnë të zbatojnë praktikat e higjienës për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga sëmundjet e tjera.

Vaksinimi sezonal i gripit mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundjet dhe për të mbrojtur ata rreth jush. Megjithatë, ky vaksinim nuk mbron nga të gjitha sëmundjet dhe një gjest i vetëm nuk mjafton. Vetëm respektimi i të gjithë gjesteve të parandalimit bën të mundur mbrojtjen nga të gjitha viruset e dimrit.

Janë 7 gjeste parandaluese për t'u mbrojtur kundër viruseve të dimrit:

- Lani duart

- Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

- Pastroni hundën me një shami ose kartëpicetë njëpërdorimshme

- Mos e prekni fytyrën, sidomos hundën dhe gojën

Kur jemi të sëmurë:

- Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen, kontaktoni mjekun nëse është e nevojshme

- Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)

- Vini një maskë, veçanërisht kur jeni në kontakt me njerëz të rrezikuar

Personat që duhet të kenë më shumë kujdes, janë personat mbi 60 vjeç dhe personat me sëmundje kronike si ato të zemrës, të mushkrive, azmatikët etj. Ata nuk duhet të presin që gripi të përfundojë ciklin prej 4- 5 ditësh, duhet të paraqiten tek mjeku menjëherë. Patologjitë më të shpeshta gjatë kësaj periudhe janë astma bronkiale, bronkiti kronik, sëmundjet kardiovaskulare.

Të këshilluara

3 lloje puthjesh që duhet ti provoni

Ekzistojnë disa lloje të ndryshme puthjesh, nëpërmjet të cilave personi tjetër mund të jetë duke u përpjekur t'ju komunikojë diçka. 1. Puthja franc...

15:41

30 fotot më të bukura në botë nga dasmat

Faqja Fearless Photographers, që grumbullon punën e fotografëve të dasmave në mbarë borën ka zbuluar së fundi seleksionin e fotove të saj të përzgjedhura. N...

14:29

Çfarë po i vret aktoret e filmave porno?

4 aktore të filmave me “pullë të kuqe” kanë humbur jetën vetëm në 3 muajt e fundit. Policia amerikane ka hedhur tezën e vetëvrasjes. Rasti i fundit ishte ai 20-...

20:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI