Flash

Greqia paralizohet nga greva e sindikatave, në Shqipëri protestat i bëjnë partitë

Lapsi.al 15 January 2018
Greqia paralizohet nga greva e sindikatave, në Shqipëri protestat i

Këtë të hënë, Greqia do të jetë e paralizuar nga një grevë e 24 orëshe, që organizohet nga dy unionet më të mëdha sindikale në vend, që përfshijnë punonjësit e sektorit publik dhe të atij privat.

Asnjë nga mjetet e transportit nuk do të funksionojë, gjë që pritet të shkaktojë një kaos në Athinë.

Në grevë do të përfshihen edhe kontrollorët e trafikut ajror. Fluturimet e linjave të brendshme nuk do të kryhen sot, ndërsa do të ketë ndryshime orari për dhjetra linja të tjera, përfshirë ato ndërkombëtare.

Greva bëhet kundër vendimit të parlamenti grek që voton paketën e masave të reja shtrënguese, si kusht për çlirimin e kësteve të mbetura nga 86 miliardë eurot që kanë ofruar kreditorët ndërkombëtare për shpëtimin e vendit.

Në vendin fqinj kjo është greva e dytë që bëhet në pak ditë.

Në Shqipëri, sindikatat janë krejtësisht të paafta të organizojnë greva të tilla, megjithëse kushtet e punëtorëve janë në limitin e mbijetesës.

Protestat zakonisht organizohen kur punëtorët janë nëpërkëmbur deri në pikën, që nuk paguhen prej muajsh dhe kanë humbur çdo shpresë. Madje për t'i joshur investitorët e huaj, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me një ironi të hidhur, mburret për mungesën e sindikatave.

Gjithsesi protestat e organizuara nga partitë politike nuk mungojnë çdo vit. Interesant është fakti se partitë që organizojnë protesta kanë një përfaqësim të kënaqshëm në parlament.

Të këshilluara

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në qytetin e Fushë Krujës në një dyqan detergjentësh në pronësi të shtetasit E.Xh. Nga të dhënat e para mësohet se ka vetëm d...

02:21

Naim Hasani, një histori suksesi në Britani

Avokati Naim Hasani ishte i pari shqiptar që mbrojti një çështje në gjykatën e lartë të Britanisë, si dhe arriti të triumfonte. Në dhjetor ai fitoi një çësht...

20:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI