Flash

Greqi, arrestohet çifti shqiptaro-grek, trafikonin kokainë dhe heroinë

Lapsi.al 15 January 2018
Greqi, arrestohet çifti shqiptaro-grek, trafikonin kokainë dhe

Një shtetas shqiptar dhe mikesha e tij greke janë arrestuar të hënën, të akuzuar për posedim dhe trafik droge. Policia ka bërë publike dhe një video të shkurtër nga ky aksion. Pas përpunimit të informacioneve për trafikun e drogës në zonën e Pireut, policia ka ushtruar një kontroll në banesën e çiftit dhe në vende të posaçme në mur është gjetur e fshehur një sasi kokaine prej 1,2 kilogramësh.

Policia gjithashtu ka gjetur dhe sekuestruar një sasi parash cash prej 12.560 euro, 19,9 gramë heroinë, një sasi të konsiderueshme lëndësh të granuluara që përdoren në përzierjen e kokainës dhe heroinës, një presë hidraulike, dy peshore precizioni, 5 telefona celularë. Gjithashtu është sekuestruar edhe një automjet, si dhe një letërnjoftim grek falso.

https://www.youtube.com/watch?v=z3lyucOJxEQ

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI