Flash

E rëndë/ Emigranti shqiptar në Greqi abuzon seksualisht me vajzën e tij 7 vjeçe

Lapsi.al 15 January 2018
E rëndë/ Emigranti shqiptar në Greqi abuzon seksualisht me

Një emigrant shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 7-vjeçare. Historia u zbulua pas vizitës te pediatri, ku u konstatua se se e mitura kishte hemoragji të vazhdueshme në organet gjenitale. Me urgjencë ajo u dërgua në spitalin e fëmijëve në Athinë, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa mjeku pediatëër bëri kallëzim për babain e vajzës si i dyshuari kryesor për abuzimin me të birin. 36-vjeçari u arrestua nga policia dhe po mbahet në paraburgimin e Tripolit teksa hetimet po vijojnë. Aktualisht gjendja shëndetësore e vajzës është stabilizuar, por ajo vazhdon të jetë e traumatizuar. Cifti shqiptar jetonte në ishullin e Salaminës.

 ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI