Flash

Dialogu Kosovë-Serbi, nesër takohen dy delegacionet në Bruksel

Lapsi.al 15 January 2018
Dialogu Kosovë-Serbi, nesër takohen dy delegacionet në Bruksel

Dialogu teknik ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të vazhdojë nesër në Bruksel, pas më shumë se një vit pauzë. Takimi ndërmjet dy delegacioneve, siç u njoftua, do të duhej të zgjaste tri ditë. Gjatë takimit pritet të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, lirinë e lëvizjes, jurisprudencën, ndërsa mediet serbe thonë se do të bisedohet edhe për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

"Pres që më 16 janar të fillojë takimi në Bruksel. Kemi filluar përgatitjet për atë takim”, ka thënë Avni Arifi, i cili të premten e shkuar është emëruar shef i delegacionit të Kosovës në pjesën teknike për dialog e Beogradin. Koha.net ka mësuar se në këtë takim do të marrin pjesë Avni Arifi, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj dhe Blerand Stavileci. Delegacionin e Serbisë e udhëheq Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Bashkimi Evropian pret nga të dyja palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedime dhe të kenë qasje të orientuar kah rezultati”, ka thënë dje Kocijançiç për Novostin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI