Flash

Prishja me Metën/ Rama nuk i druhet më miqësisë me Tom Doshin (FOTO)

Lapsi.al 14 January 2018
Prishja me Metën/ Rama nuk i druhet më miqësisë me Tom

Edi Rama dhe Tom Doshi e kanë zgjidhur me kohë mosmarrëveshjen që u krijua pas skenarit të pretenduar për vrasjen e deputetit të Shkodrës nga Ilir Meta.

Në atë kohë, Tom Doshi u largua me mllef jo thjesht nga mazhoranca por edhe nga miqësia me Edi Ramën.

Pavarësisht se të dy u pajtuan shpejt, kryeministri nuk doli asnjëherë publikisht përkrah Doshit. Për 4 vjet ai ishte në koalicion me Ilir Metën dhe miqësia e hapur me Doshin do të mërziste Ilir Metën. Tani që presidentit nuk ia ka nevojën, Rama është çliruar edhe nga kujdesi për t'u takuar me Tom Doshin.

Panorama e ka fotografuar deputetin duke dalë nga kryeministria, ku sigurisht Tom Doshi do të jetë takuar me Edi Ramën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI