Flash

Përgatitjet për protestë/ Basha hesht për 13 milionët e hotelit në Vlorë

Lapsi.al 14 January 2018
Përgatitjet për protestë/ Basha hesht për 13 milionët e

Lulzim Basha takon çdo ditë demokratët në përgatitjet për protestën e 27 Janarit kundër qeverisë. Takimin e fundit e bëri në Vorë, ku foli për faturat që duhet të paguajnë shqiptarët në borxh me KESH dhe për faturën e konçensioneve.

Por Basha ka vendosur të mos flasë për një faturë tjetër që duhet të paguajnë shqiptarët për faj të Edi Ramës.

Vendimi i Strasburgut detyroi qeverinë t'i kalojë 13 milion euro pronarëve të hotelit që u shkatërrua me tritol.

Pavarësisht se në konflikt interesi, (një nga pronarët e hotelit është vjehrri i Bashës) kreu i Partisë Demokratike nuk e ka përmendur në asnjë takim këtë skandal të qeverisë.

Heshtja e tij lë hapësirë për interpretime dhe në media kanë nisur të hidhen dyshimet e para se fatura prej 13 milion eurosh ishte pjesë e marrëveshjeve okulte mes Bashës dhe Ramës.

Në Vorë, Basha foli për protestën e 27 Janarit. Kreu i PD-së pret nga mbështetësit e tij të dalin në protestë kundër qeverisë për t'i treguar se "banda e Edi Ramës është e papranueshme".

“Qytetarët në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm.”- u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI