Flash

Naim Hasani, një histori suksesi në Britani

Lapsi.al 14 January 2018
Naim Hasani, një histori suksesi në Britani

Avokati Naim Hasani ishte i pari shqiptar që mbrojti një çështje në gjykatën e lartë të Britanisë, si dhe arriti të triumfonte.

Në dhjetor ai fitoi një çështje, ku dy bashkëqytetarë u njohën si shtetas britanik, edhe pse ishin regjistruar më parë si shtetas kosovarë, ndërkohë që ishin nga Shqipëria.

Ky vendim hapi dritë jeshilë për mijëra raste të ngjashme, po ashtu dhe për fëmijët e tyre që kishin këtë problem, për shkak të regjistrimit fillestar të prindërve si shtetas kosovarë.

Gazeta prestigjioze, “The Times”, ka botuar para pak ditësh një shkrim lidhur me këtë histori suksesi për Naim Hasanin dhe kolegët e tij.

Duhet theksuar se në këtë rubrikë të “The Times”, shkruhet vetëm për raste të rralla dhe avokatë të shquar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI