Flash

Media amerikane: Djali i një shqiptari komandant i ISIS

Lapsi.al 14 January 2018
Media amerikane: Djali i një shqiptari komandant i ISIS

Media amerikane, “The Atlantic”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë një Shqiptaro-amerikani, i cili u bën thirrje myslimanëve në SHBA të kryejnë sulme terroriste.

“Të dhënat janë atje, nëse e dini se ku duhet të shikoni. Të shpërndara nëpër qoshet e internetit, ka dëshmi se Zulfi Hoxha, djali i një pronari picerie shqiptaro-amerikane nga Nju Xhersi, kishte plane të këqija”, shkruan “The Atlantic” duke nënvizuar se ai është vënë në krye të Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut (ISIS).

Hoxha njihet tani si një nga komandantët kryesorë të Shtetit Islamik dhe një nga fytyrat e përpjekjeve të grupit për rekrutim. Sipas të dhënave federale, ai u largua nga SHBA në 6 prill 2015 dhe katër ditë më vonë ndodhej në një kamp stërvitor të ISIS. Për gjashtë, muaj sipas disa zyrtarëve të rendit dhe sigurisë, ai ishte personazh në një video të tmerrshme ku ekzekuton disa pengje.

Këto rrjete janë të rëndësishme për rekrutimin e të rinjve për t’u dërguar në Irak e Siri. Disa prej tyre, si Zulfiu janë lidhur nëpërmjet internetit dhe pastaj me anë të kontakteve të reja, lidhen me ndihmës të ISIS që i sigurojnë udhëtimin drejt Sirisë. Sot, ISIS është duke humbur gjithnjë e më shumë terren dhe pyetja që vijon është ku do të shkojnë këta njerëz që po humbasin luftën?

Në maj 2017, zyra e medias së ISIS, në provincën Nineveh, në Irak lëshuan një video 45-minuta me titullin: “Ne do t’i kthejmë me siguri në rrugët tona”.

Ashtu si shumë video nga ISIS edhe në këtë shfaqen disa luftëtarë vullnetarë nga vende të ndryshme. Një nga njerëzit e maskuar është një amerikan që e quan veten “Abu Hamza al-Amriki”, por në fakt është Zulfi Hoxha. Ai kritikon Amerikën dhe u bën thirrje besimtarëve në SHBA që të bëjne sulme brenda vendit: “A nuk jeni në gjendje që t’ia ngulni thikën një jo-muslimani? Ta hidhni poshtë nga një ndërtesë? Ta shtypni me makinë? Çlirojeni veten nga zjarri i Ferrit duke vrarë një jo-musliman”.

Më pas ai tregon para kamerës disa raketahedhëse, prodhim amerikan, që thotë se ua kanë marrë grupeve të armatosura kurde dhe Shiite pasi ISIS i ka mposhtur në fushëbetejë. Pas një hetimi dyvjeçar të kuadrove amerikane që kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak, agjentët federalë më në fund kanë zbuluar se Abu Hamza al-Amriki i videos është Zulfi Hoxha.

Në kohën e regjistrimit të videos Hoxha ishte rreth 25-vjeç. Duke qenë se ka shkuar në Siri më pak se tre vjet më parë, ngjitja e tij në krye të ISIS ka qenë shumë e shpejtë. Ai nuk dihet se ku ndodhet sot, por nisur nga videoja e majit 2017, duhet të ketë qenë në atë kohë në Irakun veriperëndimor.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI