Flash

Lëvizjet në prokurori, as Theodhori Sollaku nuk e mbron Arta Markun

Lapsi.al 14 January 2018
Lëvizjet në prokurori, as Theodhori Sollaku nuk e mbron Arta Markun

Megjithëse ka qenë një avokat i rregullt i socialistëve, Theodhori Sollaku nuk i ka dalë në mbrojtje Arta Markut për disa nga lëvizjet në prokurori.

Sipas tij, lëvizjet e fundit ndahen në dy kategori. Të parat janë lëvizjet e prokurorëve të komanduar, që kanë nevojë për transparencë, ndërsa të dytat janë lëvizjet e prokurorëve me dekret presidenti.

"Për sa i përket dy personave të tjerë, më konkretisht, zonja Gashi në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Gjana në Prokurorinë e Durrësit për mua këtë herë është në kapërcim të ligjit. Sepse të dy këta prokurorë kanë qenë të emëruar dhe, si të tillë, nuk kanë asnjë të drejtë për aq kohë sa nuk është ngritur KLP-ja, ka pasur një nxitim për vendimin e marrë" tha Sollaku në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Sipas Sollakut, tashmë Prokurori i Përgjithshëm nevojitet të jetë më shumë një menaxhues i mirë administrativ për shkak të rrudhjes së kompetencave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI