Flash

Skandali/ Eliza Dushku rrëfen skenën e përdhunimit në moshën 12-vjeçare

Lapsi.al 13 January 2018
Skandali/ Eliza Dushku rrëfen skenën e përdhunimit në

Mes shumë aktoresh të abuzuara seksualisht qëndron edhe shqiptaro amrikanja Eliza Dushku, autore e "Dear Albania" (E dashur Shqipëri) e cila është ngacmuar seksualisht në moshë 12 vjeçare. Në një status në “Facebook” Eliza Dushku tregon një kujtim të hidhur të 25 viteve më parë. Ngacmimi ka filluar teksa ajo po xhironte filmin "True Lies", nga njëri prej koordinatoret kryesorë të skenave të rrezikshme në Hollywood”, Joel Kramer. Eliza shprehet se ka luftuar me veten duke u munduar të gjej mënyrën dhe kohën për ta bërë publike këtë por, nuk kishte mundur. Në dijeni të kësaj historie kanë qënë prindërit vëllai dhe dy miqtë e saj të cilët nuk i kishin ardhur në ndihmë.

Por çfarë ndodhi 25 vite më parë në xhirimin e filmit “True Lies”? Joel, koordinatori i skenave të rrezikshme e kishte mashtruar duke e dërguar në një dhomë hoteli me premtimin e bërë prindërve të saj se do ta dërgonte për not në një pishinë. Aty nisi gjithçka. Ai nisi ta dhunonte seksualisht pa dëshirën e saj. Në atë kohë ajo ishte 12-vjeçe ndërsa ai 36.

Nga pamundësia për ta bërë publikë 25 vite më parë ajo tashmë falenderon kolegët që nisën ortekun e denoncimeve ndaj dhunuesëve të tyre duke ia lehtësuar përjetimet e tmerrshme të cilat edhe sot e kësaj dite i shkaktojnë ankthe.

Skandale të përmasave të mëdha në lidhje me abuzimet seksuale po trondisin Amerikën që kur shpërtheu afera e producentit Harvey Weinstein, i cili u cilësa si mostra e Hollywood (kliko këtu)i cili kishte detyruar të kalonin natën me të me pothuaj të gjithë yjet e botës së kinemasë. Jodi Kantori dhe Megan Twohey ishin të parat që morën guximin të zbulonin këtë fenomen që po rritej dita ditës. Duke vijuar më tej aktore, këngëtare, punonjës të shumtë ju bashkuan kësaj “nisme” dhe treguan hapur çfarë ndodh në vendin e ëndërrave “Hollywood”. Më vonë përveç Weinstein, Kevin Spacey, Sylvester Stallone, Stafi i Miss America u akuzuan për abuzime seksuale. Pra të gjithëve iu zbulua ana e errët ndryshe nga çfarë hiqen dhe çfarë i servirin publikut.

  

Të këshilluara

Kulisat/ Pse e shiti Rama, Armando Dukën?

Përditë e më shumë po forcohen dyshimet se prapa një skenari për t’i dhënë fund mbretërimit 16 vjeçar të Armando Dukës në krye të FSHF-së, qëndron as më pak e a...

11:57

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI