Flash

Shpërthimi në shkodër, reagon Berisha: Akt terrorist, godasin 'forca e krimit' dhe bandat e partisë

Lapsi.al 13 January 2018
Shpërthimi në shkodër, reagon Berisha: Akt terrorist, godasin

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shpërthimit me eksploziv që  tronditi Shkodrën, nga ku mbetën disa të plagosur. Përmes një statusi në “Facebook”, Berisha e ka konsideruar ngjarjen si një akt terrorist dhe e ka drejtuar gishtin tek banda e lidhura me qeverinë e Kryeministrit Edi Rama. Berisha e ka cilësuar sulmin si “Forca e Krimit”, duke ia vënë përballë operacionit “Forca e Ligjit”.

“Akt terrorist në Shkodër! Operacioni “Forca e Krimit” godet fuqishëm! Bandat e partisë vendosin eksploziv në Shkodër, 7 të plagosur. Pas Elbasanit dhe Fushe Krujës, sot radhën e goditjes kriminale e kishte Shkodra. Në kuadrin e operacionit “Forca e Krimit”, bandat e partisë godasin fuqishëm. Protestë dhe vetëm protestë duhet të jetë përgjigja jonë!”  – shkruan Berisha.

 

Të këshilluara

Homazhe për valltarin Rexhep Çeliku (FOTO)

Kanë nisur sot në Muzeun Historik Kombëtar homazhet për Mjeshtrin e Madh të Skenës, Rexhep Çeliku, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Homazhet do të zgjasi...

11:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI