Flash

Kryemadhi akuza Ramës: I çoi në polici protestuesit e Torovicës, që të mos i prishej dekori i aktivitetit

Lapsi.al 13 January 2018
Kryemadhi akuza Ramës: I çoi në polici protestuesit e

Nga një takim me strukturat e partisë në Vlorë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama. Teksa akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të marrë në dorë të gjitha institucionet e drejtësisë, Kryemadhi tha se socialistet dhe të gjithë qytetarët janë të pakënaqur nga qeverisja. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI ka treguar disa detaje nga protesta e djeshme e banorëve të Torovicës, teksa pritej të fillonte mbledhja e qeverisë në qytetin e Lezhës. Sipas Kryemadhit, kryeministri Rama “i çoi në polici protestuesit e Torovicës, që të mos i prishej dekori i aktivitetit”.

“Pasi detyroi Visho Ajazin të jepte dorëheqjen, zgjodhi i vetëm Kryeprokurin, tani kërkon të marrë në dorë të gjitha institucionet e drejtësisë. Gjithë ky imponim ndaj qytetarëve shqiptarë do t’i kthehet në protestë. Deri më datën 5 qershor Rama i lutej LSI për të qenë pjesë e koalicionit të tij në zgjedhjet e 25 qershorit. E bëmë këtë pasi nuk donim të ishim pjesë e farsës së tij. Ju vetë e keni parë mënyrën sesi funksionon ky shtet. Situata ekonomike në vend është në një gjendje të tmerrshme. Doli dje në Lezhë, i mori e i çoi në polici qytetarët e Torovicës që po protestonin, që mos t’i prishej dekori”, - u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

 

Të këshilluara

Homazhe për valltarin Rexhep Çeliku (FOTO)

Kanë nisur sot në Muzeun Historik Kombëtar homazhet për Mjeshtrin e Madh të Skenës, Rexhep Çeliku, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Homazhet do të zgjasi...

11:41

Rregulla të reja për importin e makinave

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blend...

11:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI