Flash

Kryebashkiaku i PD në Lezhë: Me Ramën nuk ishte darka e gabuar, por do shkoj në protestën e 27 janarit

Lapsi.al 13 January 2018
Kryebashkiaku i PD në Lezhë: Me Ramën nuk ishte darka e gabuar,

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Kryesisë së PD-së, është shprehur se kishte darkuar mbrëmë me kryeministrin Rama dhe se sipas tij kjo nuk ishte ‘darkë e gabuar’.

“Nuk ishte e gabuar, ishte e duhura në kohën e duhur. U diskutua për shumë gjëra dhe për probleme konkrete, edhe pse nuk jeni në të njëjtin drejtim politik me kryeministrin. Lezha ka nevojë për shumë investime dhe do ta falenderoj nëse do të bëhen realitet, pasi investimet i shërbejnë turizmit dhe popullsisë së zonave”, tha kreu i bashkisë Lezhë.

Por pavarësisht kësaj ai u shpreh se do të marrë pjesë në protestën e PD-së më 27 janar në kryeqytet.

“Unë do të jem në datën 27 janar në protestë, më gjithë partinë time, nuk diskutohet. Dje kisha forcën ta ndaloja atë protestë, por nuk kisha asnjë arsye ta ndaloja atë protestë, pasi nga biseda edhe ju u bindët se ata kishin të drejtë”, tha Frrokaj.

Ndërsa kryeministri ia ka kthyer me batutë “Ik, por vetëm ujësjellësin lerë në punë”, iu drejtua Rama me humor atij. Sa për premtimet e bëra, unë vetëm ujë piva, kështu që isha esëll kur i thasë të gjitha ato, do mbahen dhe do bëhen”.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI